Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur për 78, në 10.791, ndërsa i atyre që po trajtohen ka rënë për 10.
Kurse, numri i viktimave ka mbetur i pandryshuar: 537.
Ministri i Shëndetësisë së Danimarkës, Magnus Heunicke, e ka cilësur si moment historik faktin që ditën e fundit nuk ka pasur asnjë rast me COVID 19.
Shteti i Danimarkës ka filluar fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit duke rihapur shkollat për fëmijët më të rritur.
Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve të shkaktuara nga një person me virus, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9.
“Kjo pasqyron faktin se epidemia është në rënie të shpejtë”, tha Christian Wejse, shkencëtar në Departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus.
Deri më tash, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me koronavirus në Danimarkë janë shëruar.
Nga ata që kanë vdekur, 87 % kanë qenë mbi 70 vjeç.