Numri zyrtar i vdekjeve nga koronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 42.927, pasi shefat e shëndetësisë së vendit raportuan 171 vdekje përgjatë 24-orëshit të fundit të martën.
Vetëm në spitalet e Anglisë humbën jetën 46 njerëz nga virusi Covid-19.
Pesë vdekje u regjistruan në Uells, derisa koronavirusi në Skoci shkaktoi katër viktima.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi sot se koronavirusi është kontrolluar në atë masë sa që masat e izolimit mund të lehtësoheshin që nga 4 korriku.