Britania e Madhe ka raportuar për një numër rekord të viktimave nga koronavirusi, që prej kur është shënua viktima e parë nga kjo pandemi.
Vetëm në 24 orët e fundit në shtetin ishullor kanë vdekur 938 persona, që është shifra më e lartë në vend brenda raportimeve ditore. Që nga data 8 prill në këtë vend janë testuar 232,708 persona.
Prej tyre, 60,733 kanë dalë të infektuar me koronavirusin e ri.
Numri total i vdekjeve në Britani deri më tani ka arritur në 7,097, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Duhet kujtuar se edhe Kryeministri i vendit, Boris Johnson, është prekur nga koronavirusi dhe është duke u trajtuar në mjekim intensiv që nga dita e djeshme.
Zyrtarët e Qeverisë britanike kanë deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar dukshëm, përcjell Albinfo.ch.