Britania e Madhe është ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.
Sot numri i të vdekurve nga koronavirusi ka kaluar shifrën e mbi 28 mijë personave.
Derisa Britania është shumë pranë Italisë me shpërthimin e pandemisë, kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me kritika nga partitë opozitare që deklarojnë se qeveria nuk ka vepruar që në fazat e para të përhapjes së virusit.
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar 64,740 viktima, duke u përcjellë nga Italia me 64,740 vdekje dhe pastaj Mbretëria e Bashkuar me 28,131 vdekje, ndërkaq Spanja 25,100.
Italia me një popullësi prej 60 milionë banorëve, tha se numri i vdekjeve është rritur për 474 të premten. Mbretëria e Bashkuar ka popullësi prej 67 milionë, përcjell Albinfo.ch.