Britania e Madhe vazhdon ta ketë numrin e lartë të vdekjeve nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve të vendit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 449 vdekje të reja nga koronavirusi.
Kjo shifër e rrit në 16,509 numrin e përgjithshëm të viktimave në spitale në këtë vend.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i pestë në Evropë i prekur më së keqi nga koronavirusi.
Numër më të madh të të infektuarve kanë Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania.
Në aspektin global, Shtetet e Bashkuara prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe të viktimave, përcjell Albinfo.ch.