Pas shifrave të fundit, numri total i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në vend arrin në 15,464.
Ndërsa alarmante janë shifrat edhe për rastet e reja, ku brenda ditës janë konfirmuar 5,525 raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri total i të infektuarve në vend të shkojë në 114,217.
Britania e Madhe vijon të jetë në vendin e gjashtë shteteve më të prekura nga koronavirusi në botë.
Në vendin e parë qëndron SHBA-ja, me 710,272 të infektuar dhe 37,175 viktima.