Në Nju Jork numri i rasteve me koronavirus ka vazhduar të bie.
“E kemi kaluar situatën më të keqe dhe e kemi ndryshuar trajektoren”, tha guvernatori Andrew Cuomo.
Autoritetet shëndetësore thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 207 viktima të reja.
Sipas tyre, kurba e të infektuarve ndodhet tani në nivelin e 20 marsit, kur ka pasur afro 520 raste të reja.
Cuomo tha se mbrojtja e pleqve do të jetë “një nga prioritetet kryesore”, derisa Nju Jorku do të nisë lehtësimin e masave të izolimit, përcjell Albinfo.ch