Joe Biden njoftoi një ditë më parë se të gjithë të rriturit amerikanë do të kishin të drejtë të merrnin vaksinën Covid-19 deri më 19 prill.
Gjysma e të gjithë të rriturve në SHBA pritet të kenë të paktën një herë vaksinat e disponueshme deri në fillim të javës së ardhshme dhe 108 milionë janë vaksinuar deri më tani në SHBA, duke mbuluar më shumë se 40% të popullsisë të moshës 16 vjeç e lart – ose pothuajse një e treta e popullsisë së përgjithshme të SHBA-së.
Por, shumë shtete ende po shohin numrin e rasteve në rritje. Michigan, për shembull, po sheh norma rritjeje që nuk janë përjetuar që nga vala e vjeshtës në nëntor, me tre të katërtat e rasteve të reja që besohet të jenë varianti më ngjitës i Mbretërisë së Bashkuar i Covid-19.
“Ne nuk jemi në vijën e finishit. Ne kemi akoma shumë punë për të bërë”, tha Biden në vërejtjet në Shtëpinë e Bardhë të martën.
“Ne jemi akoma në një garë për jetë dhe vdekje kundër këtij virusi”, shtoi ai tutje.