Pandemia e koronavirusit ka mobilizuar të gjitha shtetet dhe në veçanti mekanizmat mbinacionalë, siç është Bashkimi Evropian, për ta zbuluar një vaksinë, e cila do e zhdukte virusin.
Të hënën BE-ja është zotuar se do të ndajë 1 miliard euro për vaksinën kundër koronavirusit.
Kjo është një përpjekje e “ekipit të Evropës”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, derisa bëri publike shifrën.
“Shkalla e përgjigjes sonë duhet të përputhet me shkallën e krizës”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Këto janë ditë të errëta, por ato janë gjithashtu ditë që zbulojnë anën tonë njerëzore”, shtoi ai.
Komentet u bënë gjatë një konference virtuale të donatorëve, për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, përcjell Albinfo.ch.