Qeveria austriake njoftoi masën të premten, duke thënë se ajo do të hyjë në fuqi nga fillimi i javës tjetër. Austria më parë kishte prezantuar masa të ngjashme kufitare me një vend tjetër fqinj, Italinë, përcjell albinfo.ch.
Udhëtarët zviceranë tashmë po refuzohen nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Arabia Saudite dhe Serbia në baza të përkohshme. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit është rritur në më shumë se një mijë në Zvicër me shtatë vdekje të konfirmuara deri të Premten pasdite.
Kufiri i shtrënguar i Austrisë është pjesë e një pakete masash të paraqitur nga qeveria, duke përfshirë një karantinë të dy rajoneve, mbylljen e bareve, restoranteve, kafeneve dhe dyqaneve jo thelbësore plus një rekomandim që të gjithë njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, përcjell tutje albinfo.ch.