Pas disa muajsh bllokimi, njerëzit në Angli tani kanë mundësi të shojojnë më shumë liri. Përveç birrarive dhe restoranteve të tjera në natyrë (tarracave të tyre) nga ora e mbrëmshme 24.00 atje lejohen të hapen edhe floktoret, dyqanet, studiot e fitnesit dhe kopshtet zoologjike, shkruan srf.ch.
Kryeministri Boris Johnson e përshkroi lehtësimin si një “hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë”, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të mos abuzojnë me liritë e fituara.
Restorantet, në ambientet e tyre të brendshme nuk lejohen ende të marrin mysafirë. Po kështu edhe takimet private brenda janë të ndaluara të paktën deri në maj.
Johnson ka drejtuar masat e koronës vetëm sa i takon Anglisë. Ndërsa Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, po ndjekin një kurs të ngjashëm.