Dimitri Mitchell filloi të shfaqë simptoma të COVID-19 më 13 mars, kur pësoi temperaturë të lartë dhe kollë.
“Qëndroja në shtrat gjatë gjithë ditës dhe u ndjeva se isha dehidratuar plotësisht … nuk pushoja së rrjedhuri lot, pata dhimbje koke dhe kollitja po më përkeqësohej”, tha Mitchell për Good Morning America.
“Nuk kam qenë më i sëmurë ndonjëherë. I thashë nënës sime se më ka goditur një kamion”.
Kështu, ai u detyrua të shtrihej në spital dhe ende është duke marrë tretman mjekësor.
Në Iowa ka të paktën 869 raste me COVID-19 dhe 22 vdekje që nga mëngjesi i së hënës.