Është caktuar tashmë edhe orari i saktë për ndeshjen Zvicër – Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Kosova do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin mars kundër Zvicrës.
Faqja zyrtare e Federatës Zvicerane të Futbollit ka njoftuar tashmë edhe për orarin e saktë të ndeshjes.
Ndeshja Zvicër – Kosovë do të luhet më 29 mars, me fillim nga ora 18:00.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin Letzigrund, në Zurich. /Albinfo.ch