Pas delegacionit të Parlamentit Evropian, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson, do të zhvillojë të enjten një vizitë njëditore në Tiranë.
Vizita e zyrtarit të lartë të BE-së ishte programuar më parë, por tashmë duket se agjenda e tij ka ndryshuar për shkak të krizës politike në Shqipëri , situatë e cila mendohet të marrë edhe të gjithë fokusin e diskutimeve.
Christian Danielsson do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, e më pas me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në përfundim të takimeve, Danielsson do të mbajë një konferencë për media.