Hasan Preteni, kryetar i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka theksuar se tashmë kanë bërë gati 50 për qind të materialeve, të cilat do t’u dërgohen organeve gjyqësore. Sipas tij, këtë vit janë 261 zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Ende pa përmbyllur as gjysmën e rasteve të vjetra të personave që nuk kanë deklaruar pasurinë, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje dërgohen lëndë të reja. Preteni, ka thënë se askush nuk do të përjashtohet nga ballafaqimi me drejtësinë.
“Ne jemi në procedurë të dërgimit të të gjitha rasteve. Tashmë shumica e lëndëve janë bërë gati”, ka theksuar ai për Radio Kosovën.