Skuadra me probleme në këtë sezon të ri në La Ligë, Alaves, është skuadra më e re e ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me opsion për një tjetër vit.
61-vjeçari më parë ka qenë në La Ligë gjatë sezonit 2007-08, kur udhëhiqte Levanten në pjesën e parë të sezonit.
Te Shqipëria, De Biasi ishte për gjashtë vjet duke udhëhequr Kuqezinjtë drejt Europianit 2016.