Arbër Zeneli ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së javës së kaluar të Kosovës me Malin e Zi.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kishte braktisur fushën me dhimbje të madhe në takimin që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.
Lojtari tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se duhet të operohet dhe se do të mungojë mbi shtatë muaj.
Këtë e ka konfirmuar skuadra franceze, Reims, e cila ka sqaruar gjendjen e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.
“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor të klubit, Zeneli do të ketë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet se do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftim të skuadrës franceze, Reims.