Pas 5 vjetësh, Fidan Aliti rikthehet në Zvicër. Qëndërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është transferuar zyrtarisht te Zurich në formë huazimi për një sezon, me skuadrën zvicerane që mund të aplikojë të drejtën e blerjes në verën e vitit 2021 nga Kalmar.
Paraqitjet e mira të ish-mbrojtësit të Skënderbeut në kampionatin suedez janë ndjekur me vëmendje nga drejtuesit e Zurich që kanë vendosur të besojnë tek ai.
Ambientimi te Zurich parashikohet i lehtë për Alitin, i cili do të gjejë aty tre futbollistë të tjerë kosovarë, Benjamin Kolollin, Hekuran dhe Mirlind Kryeziun. Nëse Zurich do të vendosë ta blejë përfundimisht kartonin e Alitit nga Kalmar, atëherë nga ky transferim do të përfitojë edhe Skënderbeu që ka ruajtur 25% të kartonit të mbrojtësit.