Spekulimet kanë përfunduar. Skuadra e St. Gallenit edhe zyrtarisht ka blerë kartonin e sulmuesit shqiptar, Albian Ajeti deri më 2021, shkruan albinfo.ch.
Ajeti ishte i huazuar në skuadrën zvicerane nga Augsburg, derisa St. Gallen përfundimisht ka blerë kartonin e tij, duke paguar edhe një milion franga.
Ai kishte kaluar në Augsburg vetëm një vit më parë nga Baseli, derisa tani është përfundimisht në St. Gallen.
Por, ai nuk do të jetë i vetmi nga familja Ajeti në St. Gallen, pasi nga vera do t’i bashkohet edhe vëllai i tij binjak, Adonis Ajeti.