Futbollisti shqiptar Admir Mehmedi është transferuar te skuadra e Antalyasporit në Turqi.
Njoftimi është dhënë nga skuadra turke në rrjetet sociale. Ai do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në qershor të vitit 2024, përcjell albinfo.ch.
Mehmedit i përfundonte kontrata me skuadrën e Wolfsburgut në verë dhe do të ishte si lojtar i lirë.
Mehmedi në Bundesligë ka luajtur edhe me Bayer Leverkusenin. Ai i kishte luajtur 84 ndeshje dhe kishte shënuar 13 gola e 14 asistime.
Ish-futbollisti i Bundesligës, Nuri Shahin, është futbollist dhe trajner te skuadra e Antalyasporit.
??⚪ Peki ya siz?#FraportTAVAntalyaspor pic.twitter.com/rB6YKXBG3D
— Fraport TAV Antalyaspor (@Antalyaspor) January 14, 2022