12, 13, 22, 23, 26, dhe 40 ishin numrat e fituar në lotarinë zvicerane „Schweizer Lotto” të shtunën mbrëma. Dy njerëz me fat kanë qëlluar numrat fitues.
Kjo i solli personit të parë me fat 1 milion franga.
Fituesi i dytë kishte qëlluar vetëm «Jokerin» me numër 093142, dhe në këtë mënyrë fitoi pikërisht 1.54 milion franga zvicerane, njoftoi Lotaria e Zvicrës «Swiss Lotto» .
Janë shpeshtuar milionerët në lotarinë zvicerane. Një njeri me fat ka fituar gati 3 milionë franga në loto të mërkurën e kaluar.