4, 8, 10, 20, 26 dhe 33 ishin numrat e fituar në lotarinë zvicerane „Schweizer Lotto” të mërkurën mbrëma. Dy njerëz me fat kanë qëlluar numrat fitues.
Kjo i solli personit të parë me fat 5.740.000 franga.
Fituesi i dytë kishte qëlluar vetëm gjashtë numrat fitues 4, 8, 10, 20, 26 dhe 33, dhe në këtë mënyrë fitoi pikërisht një milion franga zvicerane, njoftoi Lotaria e Romandisë. Numri plotësues ishte 6.