Zvicra ka dëshpëruar tifozët në Cyrih në ndeshjen e dytë testuese që ka zhvilluar sonte me Bosnjën. Zvicra ka humbur me rezultat 2:0.
Golat për Bosnjë Hercegovinën i kanë shënuar Edin Xheko (14’) dhe Miralem Pjaniq (57’).
Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka luajtën për kombëtaren zvicerane që nga fillimi, ndërsa Shani Tarashaj zëvendësoi Kasamin në minutën e 73-të.
Blerim Xhemaili ishte në bankën rezervë ndërsa Behrami dhe Shaqiri munguan për shkak lëndimeve.
Zvicra kishte humbur edhe ndeshjen e parë testuese me Irlandën.