Me ndihmën e qeverisë së Zvicrës, sheshi Zahir Parjaziti në Prishtinë do të duket më i bukur, sidomos pjesa ku shitën librat. Me ndihmën helvetike, gjatë vitit të ardhshëm do të vendosen qoshqe moderne, ku do të shiten librat nga disa shtëpi botuese. Projektin e ka publikuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOS-in Zviceran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim”, ka deklaruar prefekti i Prishtinës, i cili gjithashtu ka participuar në këtë projekt.
Ndryshe, shtatëmbëdhjetë Komuna të Republikës së Kosovës, kanë përfituar nga projekti më i madh i financuar nga ambasada zvicerane, i cili ka për qëllim që të përmirësojë qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në tri fusha: në shërbimet publike, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin financiar dhe demokracinë lokale.
Komunat që kanë përfituar nga ky projekt janë: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Kacaniku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluga, Parteshi, Kllokot Vërboc, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.