Në një letër që u dërgoi kantoneve, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) detajoi planet e saj për fushatën e imunizimit, e cila do të zhvillohet në fillim të nëntorit, transmeton albinfo.ch.
Fushata ka për qëllim të “arrijë te sa më shumë njerëz që është e mundur e që janë ende të pavendosur dhe kanë nevojë për më shumë informacion në lidhje me vaksinimin”.
