Pjesa kontinentale e Spanjës, duke filluar nga e shtuna do të jetë në listën e zonave të rrezikut, të përpiluar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Njerëzit që vijnë nga atje dhe hyjnë në Zvicër duhet të mbajnë pastaj karantinën. Por, Ishujt Balearike dhe Ishujt Kanarie janë të përjashtuara nga kjo masë, u bë e ditur nga BAG, transmeton albinfo.ch. Lista e re vlen nga mesnata e së shtunës, 8 gusht.
46 vende dhe rajone janë tani në listën e rrezikut. Karantina për njerëzit që kthehen nga një vend ose rajon me rrezik të rritur të infeksionit është në fuqi që nga fillimi i korrikut, përcjell albinfo.ch. Ata që kanë mbërritur nga vendet përkatëse duhet të raportojnë pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditëve. Këto të fundit kontrollojnë mbajtjen e karantinës, me mostra të rastit.