Llogaritur mbi 100 mijë banorë, rreth 11.3 për qind e familjeve zvicerane posedojnë më shumë se 100 milionë dollarë.
Në Zvicër, sipas një studimi nga Global Wealth 2014, figurojnë 435.000 milionerë. Zvicra renditet e pesta në listën e vendeve me më shumë milionerë
Vetëm në Britani të Madhe, Japoni, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara ka më shumë milionerë se në Zvicër. Nëse bëhen krahasime në raport me numrin e popullsisë, Zvicra vjen pas Katarit në vendin e dytë. Rreth 13 për qind e familjeve zvicerane janë milionerë.
Edhe me ultra të pasur prin Zvicra. Në raport me popullsinë, më shumë njerëz jetojnë në Hong-Kong me asete prej më shumë se 100 milionë dollarësh. Llogaritur mbi 100,000 banorë, janë rreth 11.3 për qind e familjeve zvicerane ultra të pasura. Zvicra vazhdon të mbetet vend i popullarizuar si “oazë tatimore”.
2.3 bilionë dollarë të aseteve globale, sipas welt.de llogaritet të jenë në bankat zvicerane.