Gjatë ditës së sotme është nënshkruar marrëveshja financiare mes Ministrisë së Financave të Qeverisë zvicerane dhe asaj kosovare.
Kjo marrëveshje e nënshkruar përmban mbështetjen për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale, faza VI.
Marrëveshjen e ka nënshkruar ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean- Hubert Lebe, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.