Shteti i Zvicrës do të vazhdoj ta mbështes Kosovën në zhvillimin dhe integrimin e saj, ka deklaruar ambasadorja helvetike në Prishtinë, Krystyna Marty Lang. Diplomatja zvicerane ka qëndruar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku është pritur nga ministri i ri, Enver Hoxhaj.
Duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadoren zvicerane për ndihmën e vazhdueshme që Zvicra, po e ofron për shtetndërtimin e Kosovës si dhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Sipas një njoftimi për media, ministri Hoxhaj dhe ambasadorja zvicerane kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe për rritjen e koordinimit ndërshtetëror për aplikimin dhe anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.
Me këtë rast ambasadorja Krystyna Marty Lang, ka premtuar se Zvicra do të vazhdoi ta përkrah fuqishëm Republikën e Kosovës.