Shteti i Zvicrës do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Kosovës në tëp gjitha fushat e zhvillimit, deklaroi ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang. Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministri kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Ky i fundit, ndërkaq e ka njoftuar ambasadoren Lang për proceset në Kosovë, forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet.
Ndërsa ambasadorja helvetike, Lang ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të shtetit zviceran për Republikën e Kosovës.
Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Lang kanë biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në shumë fusha ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.