Në kuadër te temave, u argumentua nevoja e mbështetjes së mëtutjeshme të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj lidhur me prezencën e ushtrisë zvicerane, në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, transmeton Albinfo.ch.
“Falenderuam deputetët e delegacionit zviceran për vizitën në Kosovë, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme, në vazhdën e mbështetjes që shteti zviceran i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit tonë si në aspektin politik ashtu dhe ekonomik”, shkroi Jeta Statovci, kryetare e grupit të miqësisë Kosovë-Zvicër, Jeta Statovci.