Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis.
Në fund të telegramit, presidenti Cassis u ka uruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme.