Shteti zviceran përmes projektit RISIAlbania po mbështet Panairin e Profesioneve 2022 në Tiranë që synon të japë orientim dhe mundësi për ata që kërkojnë punësim në turizëm, IT, ushqim dhe industri, njofton ambasada e Zvicrës në Shqipëri, transmeton Albinfo.ch.
“Udhëzimi për karrierën është me rëndësi për forcimin e eficiencës së tregut të punës dhe për orientimin e të rinjve drejt një punësimi të denjë dhe të qëndrueshëm”, th Patrik Meier, zv. shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës.