Në 24 orët e fundit, 39,807 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, njofton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 108896.
BAG raporton gjithashtu 13 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 138 persona të tjerë u shtruan në spital.