Zvicra po rrit përpjekjet për të zhvilluar inteligjencë artificiale ushtarake të pavarur, në mënyrë që të mos varet nga teknologjitë e huaja.
Kompania e mbrojtjes RUAG ka bashkëpunuar me startup-in nga Lozana Giotto.AI për të krijuar një sistem AI plotësisht sovran, i aftë të përpunojë të dhëna të ndjeshme pa u mbështetur në teknologji të jashtme.
Sistemi është projektuar të funksionojë pa lidhje interneti, një kërkesë kyçe për sektorin e mbrojtjes, dhe mund të përdoret për analiza të të dhënave apo edhe për aplikime të ardhshme në fushën e betejës, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët ushtarakë theksojnë se kontrolli i plotë mbi teknologjinë dhe të dhënat është thelbësor, sidomos kur bëhet fjalë për informacione të klasifikuara.