Në një ranglistë prej 142 shteteve të botës që ka përpiluar Forumi Ndërkombëtar Ekonomik, Zvicra del e para. Bëhet fjalë për kriterin e aftësisë konkurruese të ekonomive të këtyre vendeve, kriter ky që më së miri në botë e plotëson pikërisht Zvicra.
Fuqia inovative dhe efikasiteti i tregut të punës janë faktorët kryesorë që ia mundësojnë këtë rangim Zvicrës, shkruan nzz.ch.
Vendin e dytë për nga aftësia konkurruese e zë Singapuri, të tretin Suedia, të katërtin Finlanda dhe të peshtin SHBA. Kjo e fundit ka pësuar rënie në këtë ranglistë rregullisht gjatë tri viteve të fundit. Në vendin e gjashtë është Gjermania.