Zvicra po shpenzon gjysmë milioni franga për të lobuar në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të sigurojë akses në teknologjinë më të fundit të inteligjencës artificiale, transmeton albinfo.ch.
Qeveria ka angazhuar firmën ligjore amerikane Akin Gump Strauss Hauer & Feld, e cila është një nga firmat më të fuqishme lobuese në Shtetet e Bashkuara.
Çështja qëndron në faktin se SHBA-ja po sjell rregulla të reja eksporti për aksesin në çipat më të avancuar të AI-së. Këta çipa do të jenë në dispozicion vetëm për “aleatët e besuar”, dhe aktualisht, Zvicra nuk ndodhet në atë listë.
Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm.