Zvicra gjatë vitit 2014 ka eksportuar material luftarak në vlerë prej 564 milionë frangash. Kjo është një shumë dukshëm më e madhe se ajo e para një viti kur ishte eksportuar mall luftarak në vlerë prej 46, njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) milionë frangash.
Sipas Seco-s gjatë vitit të kaluar janë shtuar sidomos dërgesat e këtij lloji materiali në Indonezi, vend ky që tashmë është bërë i dyti në listën botërore të importuesve të materialit luftarak të prodhuar nga industria ushtarake e Zvicrës.
Edhe më tutje importuesi më i madh mbetet Gjermania, e cila gjatë vitit të kaluar ka marrë mallra luftarake të Zvicrës në vlerë prej 187 milionë franga.