Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1021 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertëve zviceranë, trendi aktualisht është dukshëm në rënie.
Në 24 orët e fundit u shënuan 10 raste vdekje nga Covid, të raportuara në Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 31,027, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 3.3 për qind.
BAG gjithashtu raporton 10 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 54 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch