Zvicra ka shënuar plot 3 herë në 5 minuta, ndaj Bullgarisë.
Fillimisht ishte Embolo i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 7, teksa 3 minuta më pas Seferoviç, pas një asisti perfekt nga Xherdan Shaqiri, dyfishoi shifrat. Në minutën e 12-të, ishte Zuber, i cili ia doli ta dërgojë topin në rrjet, për të trefishuar shifrat.
Zvicra tregon kështu se e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen me Bullgarinë dhe përveç golave, vazhdojnë dominimin e ndeshjes, duke iu afruar disa herë edhe golave të tjerë.
https://streamable.com/qsoc9w
https://streamable.com/0y4oj5
https://streamable.com/v9h3or