Zvicra ka rënë në indeksin e konkurrencës së turizmit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), të publikuar dje, përcjell albinfo.ch.
Nga vendi i gjashtë në vitin 2021, tani është në vendin e 10-të, që është ende një pozicion i mirë, duke qenë se u renditën 119 vende.
Zvicra mbetet ndër liderët për çështje të tilla, si mjedisi i biznesit, tregu i punës, infrastruktura dhe qëndrueshmëria mjedisore.
Nga ana tjetër, konsiderohet – jo çuditërisht – si një destinacion i shtrenjtë.