Gati pas 50 ditësh kur Zvicra mbylli ambasadën e saj në Ukrainë, nuk ka qenë e pranishme në vend për shkak të konfliktit me Rusinë, njofton albinfo.ch.
Por, tashmë, një zyrë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim është rikthyer në Ukrainë.
“U hap në Lviv, situata është më e qëndrueshme”, tha Manuel Bessler, kreu i Njësisë Zvicerane të Ndihmës Humanitare, për Le Matin Dimanche.
“Në vend ndodhen 11 persona. Është thelbësore që ndihmat humanitare të jenë sa më afër popullatës. Nevoja është më e madhe në lindje të vendit, por për arsye sigurie, arritja atje është e komplikuar”, përfundon ai. /Albinfo.ch