Në listën e vendeve më të mira për jetesë, të përpiluar sipas shijes së “expats” (ekspertëve të huaj që punojnë në Zvicër si kuadro kryesisht në kompanitë ndërkombëtare) tashmë kryeson Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Expat Explorer Survey ka renditur shtetin zviceran të parin në këtë listë, duke lënë prapa shtetet si Singapori, Kanadaja e Spanja.
Vitin e kaluar Zvicra ishte e teta në këtë listë, kurse epitetin e të parit e mbante Signapori, përcjell albinfo.ch.
Këtij vlerësimi i ka kushtuar një artikull edhe cnbc.com, me titullin “Ky vend i vogël europian është renditur si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar”, për kategorinë e përmendur.
Në këtë artikull thuhet se standardet e larta të jetesës dhe pagat konkurruese, e bëjnë Zvicrën një ndër vendet më të mira për të banuar.
Ndërkaq, albinfo.ch ju sjell listën e dhjetë vendeve më të mira për jetesë, sipas këtij hulumtimi:
Zvicra
Singapori
Kanada
Spanja
Zelanda e Re
Australia
Turqia
Gjermania
Emiratet e Bashkuara Arabe
Vietnami