Skip to content

Zvicra reagon sërish për zhvillimet në Kosovë, fton palët për shmangie tensionesh

Situata e krijuar në veri të Kosovës ka nxitur reagimin e sërishëm të shtetit zviceran. Në një reagim zyrtar sot në Twitter Qeveria zvicerane u bën thirrje palëve të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta tensiononte më shumë situatën. “I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të […]

Situata e krijuar në veri të Kosovës ka nxitur reagimin e sërishëm të shtetit zviceran.

Në një reagim zyrtar sot në Twitter Qeveria zvicerane u bën thirrje palëve të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta tensiononte më shumë situatën.

“I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në postim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *