Neuchatel-i (Neuenburg), kryeqyteti i kantonit frankofon me të njëjtin emër është nikoqir i konferencës tradicionale të ministrave të jashtëm të shteteve gjermanishtfolëse që është mbajtur të dielën. Në këtë konferencë marrin pjesë kryediplomatët e Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe Lihtenshtajnit.
Homologët e tij në Neuchatel i ka pritur ministri i jashtëm zviceran, Didier Bukhalter, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA).
Ndër temat e rëndësishme të këtij takimi ishte edhe ajo e marrëdhënieve të Zvicrës me BE-në, bëhet më tutje e ditur në njoftim.
Po ashtu ministrat kanë bërë një deklaratë të përbashkët lidhur me temën e sigurisë në Evropë. Në këtë drejtim veç tjerash deklarata kërkon që të forcohet Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE).
Takimi i ministrave të vendeve gjermanishtfolëse mbahet duke filluar nga viti 2006 ndërsa nga viti 2012 ne të merr pjesë edhe Gjermania.