Në një nga reformat më të mëdha tatimore në vend, Berna po shkon drejt korrigjimit të një trajtimi të pabarabartë antikushtetues të çifteve të martuara, njofton albinfo.ch.
Aktualisht, në fushën e taksimit direkt federal, shumë bashkëshortë paguajnë taksa më të larta se bashkëjetuesit në të njëjtën situatë ekonomike, sepse çiftet e martuara tatohen si bashkësi ekonomike, ndërsa bashkëjetuesit tatohen veçmas.
Ky fenomen, i njohur si “kriminalizimi i martesës”, prek kryesisht çiftet në të cilat punojnë të dy bashkëshortët.
Këshilli Federal dëshiron të kalojë në tatimin individual, ku të ardhurat dhe pasuria e secilit bashkëshort do të tatohen veçmas. Shuma do të përcaktohet nga të ardhurat e një personi, jo nga të ardhurat e përgjithshme të një çifti të martuar. /Albinfo.ch