Një projekt i mbështetur nga Zvicra po prezanton energjinë inteligjente në bashkitë e Shqipërisë.
Javën e kaluar përfaqësues nga bashkitë Korçë, Berat, Përmet dhe Shkodër shkëmbyen dhe forcuan kapacitetet e komunikimit me qëllim që të arrijnë më mirë te qytetarët dhe të rrisin ndërgjegjësimin mbi efiçencën e energjisë.
Me ndihmën e Zvicrës dhe me shumë aksione të përbashkëta dhe fushata efektive komunikimi, kjo mund të zbatohen tashmë nga të katër bashkitë, transmeton albinfo.ch.