Korrupsioni përbën një pengesë të rëndësishme për zhvillimin social dhe ekonomik. Zvicra po mbështet përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovë që nga viti 2012 përmes projektit UNDP Kosovo, Forcimi i Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ata që janë në situata të prekshme, përfshirë gratë, shpesh goditen më rëndë nga korrupsioni.
Katharina Stocker, shefe e bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës, theksoi rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së institucioneve me qëllim që Kosova të ketë p;rfaq;sim më të barabartë gjinor dhe më pak korrupsion.

Le të bashkojmë forcat dhe të punojmë për një shoqëri më transparente, llogaridhënëse, korrupsion zero tolerancë me përfaqësim të barabartë gjinor, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë. /Albinfo.ch

