Zvicra e ka nisur me humbje Ligën e Kombeve, përkatësisht Ligën A, Grupi 1, shkruan albinfo.ch.
Zviceranët pësuan në udhëtim nga Ukraina 2:1.
Yarmolenku realizoi në minutën e 14-të, derisa Haris Seferoviq barazoi shifrat në minutën e 41-të pas asistimit nga Granit Xhaka, i cili ishte kapiten te Zvicra.
Golin e fitores e realizoi Zinchenko në minutën e 68-të, kurse sulmuesi shqiptar Albian Ajeti hyri në lojë në minutën e 73-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermania dhe Spanja kanë barazuar 1:1.
Sfida e ardhshme për Zvicrën është ndaj Gjermanisë në shtëpi më 6 shtator.