Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker thotë se do të pranonte arritjen e një klauzole mbrojtëse të Zvicrës lidhur me kufizimin e hyrjes së të huajve nga BE-ja në Zvicër vetëm në rast se për këtë pajtohet edhe BE-ja. Këtë deklaratë ai e ka dhënë pas takimit që ka pasur sot me presidenten e FEderatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga në Bruksel.
Ai ka thënë se një klauzolë që do t`i konvenonte vetëm Zvicrës është e papranueshme.
Vetë Sommaruga, nga ana tjetër ka theksuar se në bashkëbisedim janë arritur përparime. Kjo për faktin se sipas saj fillimisht BE-ja nuk pranonte as të bisedonte për këto çështje. Ndërsa tash kemi filluar të bisedojmë njëri me tjetrin.
Megjithatë, ka tërhequr vërejtjen Sommaruga, nuk duhet krijuar pritje të tepruara nga e gjithë kjo.
Zgjidhja e pritshme vazhdon të mungojë dhe nuk është lehtë e arritshme.